Trepça ka mposhtur Yllin në finalen e pestë të basketbollit për ta kthyer trofeun në Mitrovicë.

Ndeshja finale ka përfunduar me rezultat të ngushtë 67 me 66 në palestrën e stërmbushur të “Minatorit”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Mitrovicasit kanë pritur gjatë për këtë titull. Ata që prej vitit 2012 nuk kishin fituar ligën e basketbollit në Kosovës.

Gjatë sezonit të kaluar, Trepça ishte shumë afër, por Peja në “Minatori” ia mori titullin nga duart.

Kësisoj, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike, Trepça e fiton edhe titullin e kampionit, duke e kompletuar një sezon spektakolar.

Ndërkaq Ylli gjatë këtij sezoni ishte në kërkim të titullit të tretë.

Dy titujt e parë i ka fituar rreth në vitet 2021 dhe 2022.

Trepça i jep fund pritjes së gjatë për titull të kampionit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version