Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet që mori Komisioni i Garave pas ndeshjes së parë të serisë finale në “Play-Off”, mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, e cila u fitua nga “Xehetarët” me rezultatin 77:68.

Ndaj klubit mitrovicas janë shqiptuar dy dënime me gjobë, që kapin shifrën e 600 eurove.

Dënimi me gjobë prej 100 eurosh u mor konform nenit 53.3, në të cilin thuhet se “Nëse ndonjëri prej personave zyrtarë të paraqitet me veshje të papërshtatshme”, sanksionohet me dënim.

Ndërsa, klubi i Trepçës me 500 euro gjobë u dënua konform nenit 51.13, në të cilin thuhet se “Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes” parasheh gjobë të tillë.

Basketbollisti i Yllit, Jan Palokaj, u gjobit me 100 euro për shkak të gabimit teknik që mori në ndeshje shkaku i sjelljes jo-sportive.

Trepça dënohet me 600 euro pas finales së parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version