
Manchester United mund të shtojë ende lojtarë në ekipin e tyre nëse kanë nevojë për përforcime.
Pavarësisht se merkatoja e janarit u mbyll në orën 23:00 të hënën, klubet e Premier League nuk mund të bëjnë më transferime apo huazime deri në qershor, kur hapet merkatoja e re.
United ishte mjaft i qetë në treg gjatë janarit, duke nënshkruar vetëm me mbrojtësin Patrick Dorgu dhe talentin Ayden Heaven. Megjithatë, Ruben Amorim mund të forcojë ekipin e tij në çdo kohë përmes tregut të lojtarëve pa kontratë, për sa kohë që ka hapësirë në listën e regjistruar të skuadrës.
Duke marrë parasysh largimet me huazim të Marcus Rashford, Antony dhe Tyrell Malacia, ka mundësi që United të ketë vende të lira për të regjistruar lojtarë të rinj. Më poshtë janë tre opsione të mundshme për ‘Djajtë e Kuq’.
Tre lojtarë pa kontratë që mund të firmosin për United pavarësisht mbylljes së merkatos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.