Armando Broja te Ipswich konsiderohej diçka e kryer. Kur pritej vetëm zyrtarizimi sepse ishin kryer testet mjekësore, gjithçka ngeci.

Shkak për këtë zbulohet të ketë qenë “Tendina e Akilit”. Broja ka shfaqur kështu probleme gjatë testeve mjekësore, për këtë dhe Ipsëich është tërhequr momentalisht.

Kështu 22-vjeçari nuk është në formën e tij më të mirë. Tashmë zhvillimet kanë marrë tjetër rrjedhë.Mësohet që klubi sapongjitur në Premier League ka kërkuar te Chelsea të ndryshojë kushtet në kontratë.

Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po huazohej, teksa Ipswich kishte detyrim blerjen e tij për më shumë se 30 milionë euro nëse siguronte mbijetesën në Premier League.

Transferimi te Ipswich, zbulohet çfarë po e pengon Brojën të largohet nga Chelsea / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version