Trajnerja Marjola Sallauka, ka thënë se është ditë e madhe si për Kosovën ashtu për shqiptarinë, sigurimi i normës së boksieres Donjeta Sadiku në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sallauka me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se është krenare që është trajnere e saj.

“Ditë e madhe për Kosovën , ditë e madhe për Shqiptarin. Një trimëresh e vërtet e luanesh në ring, kjo është Donjeta Sadiku”, shkroi Sallauka.

“E palodhshme e punëtore që asnjëherë nuk u dorëzua drejt realizimit të ëndrrave të saj, e që sot arriti të siguroj kualifikimin për në Lojërat Olimpike – Paris 2024”.

“Jam krenare që jam trajnerja e saj e krahë saj në realizimin e ëndrrës Olimpike. Një premtim të cilin e bëmë e realizuam, kualifikimin e arritëm. Rruga nuk përfundon këtu, shihemi në Paris”, shkroi tutje ajo.

Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur e u kanë qëndruar afër gjatë këtij rrugëtimi.

Trajnerja e Donjetës: Ditë e madhe për Kosovën dhe shqiptarinë por rruga s’përfundon këtu, shihemi në Paris / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version