Murat Yakin, trajneri zviceran, përpara përballjes me Anglinë në çerekfinalen e Euro 2024, u shpreh: “Ata kanë lojtarë të mrekullueshëm. Unë mendoj se ata mund të jenë një surprizë e madhe tani.
Në fazën e grupeve, nuk është aq e lehtë të luash. E pamë kundër skuadrave më të vogla. Kësaj skuadre iu desh të luajë kundër Sllovakisë me 9 dhe 10 lojtarë 60 metra larg zonës së tyre. Dhe nuk është e lehtë të thyesh linjat. Kur shohim Bellingham, mund të presim shumë nga ky lojtar që fitoi Ligën e Kampionëve.
Ne duhet të fokusohemi te të gjithë lojtarët, sepse ata mund të bëjnë diferencën në turne të mëdhenj. Është detyra ime të përqendrohem në mënyrën se si do ta luajmë këtë lojë. Ne luajtëm kundër Gjermanisë, ishim të mirë. Ne luajtëm kundër Italisë, e cila është gjithashtu një ekip i madh.
Dhe pse tani nuk e mundim Anglinë? Jemi në formë të mirë për momentin. Do të shohim, është një sfidë e mirë dhe ekipi im është gati të luftojë kundër Anglisë së madhe”.
Trajneri i Zvicrës: Ekipi im është gati “të luftojë” kundër Anglisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.