Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, në prag të ndeshjes më Shqipërinë, ka komentuar të dyja skuadrat ku e ka lavdëruar ekipin Kuq e Zi.
Ai ka thënë se e njohin mirë Shqipërinë dhe ata janë surpriza e këtij kampionati, e se nuk ja kanë frikën Spanjës.
“Duke e njohur mirë Shqipërinë, nuk jemi befasuar shumë. E dimë që është një skuadër që është rritur shumë, ka lojtarë shumë të mirë. Ka një trajner shumë të mirë dhe mund të jetë një surprizë e madhe në këtë Kampionat Europian.
“Shqipëria nuk na ka frikë dhe as ne Shqipërinë. Por kemi respekt maksimal. Shqipëria ka potencial për të befasuar këdo rival. E kam parë gjatë këtyre dy ndeshjeve të para.”
Trajneri i Spanjës për Shqipërinë: Ata nuk frikësohen nga ne, janë befasia e Euro 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.