Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, është shprehur i lumtur me fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Spanja mbrëmë mundi Gjermaninë (2-1), duke bërë hapin gjigant drejt trofeut të këtij Evropiani.
Strategu spanjoll është i bindur se kjo skuadër mund të bëjë historinë.
“Ky ekip do të mbetet në histori. Goli i pësuar ishte një goditje e fortë, na u deshën disa minuta për t’u rikthyer në lojë, por më pas ne vazhduam të insistojmë deri në golin e mrekullueshëm të Merinos”, ka thënë Luis de la Fuente, transmeton rtk.
Spanja në gjysmëfinale do të përballet me Francën e cila mbrëmë eliminoi Portugalinë.
“Të 26 lojtarët janë gati. Secili do të japë kontributin e tij në kohën e duhur. Këta lojtarë janë shembull për popullin spanjoll”, ka theksuar Luis de la Fuente.
Trajneri i Spanjë: Ky ekip do të mbetet në histori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.