
Liverpooli sot zyrtarisht është shpallur kampion i Anglisë për herë të 20-të në histori të klubit.
Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në përfundim të këtij edicioni në Premierligë, skuadra e trajnerit Arne Slot, ka fituar titullin sot pas ndeshjes triumfuese 5-1 ndaj Tottenhamit.
Për titullin e fituar që në vitin e parë si trajner i Liverpoolit ka folur edhe Arne Slot.
Ai ka thënë se ky titull ishte i dyti në pesë vjet, shkruan Reporteri.net.
“Le të harrojmë se ky ishte titulli i 2-të i ligës në 35 vjet. Kjo është e 2-ta në 5 vjet! ”, ka thënë Slot. /Reporteri.net/.
Trajneri i Liverpoolit: Le të harrojmë se ky ishte titulli i 2-të i ligës në 35 vjet, kjo është e 2-ta në 5 vjet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.