Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova shkëlqeu mbrëmë në fitoren e ekipit të tij Lille në derbi ndaj Lensit ku shënoi dy golat e fitores për ekipin e tij, shkruan Reporteri.net.

Pas ndeshjes për performancën e Zhegrovës ka folur trajneri i tij, Paulo Fonseca, i cili e ka lavdëruar, por njëherit i ka dhënë edhe disa kritika, duke thënë se mund të angazhohet më shumë në mbrojtje.

“Edoni (Zhegrova) ishte vendimtar në sulm, shënoi dy gola; Por unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Ndeshje të shkëlqyer ka bërë edhe Nabil (Bentaleb). Unë flas shumë me lojtarët e mi dhe në veçanti me Edonin. Duhet të arrijmë 30 metrat e fundit dhe të jemi vendimtarë. Mendoj se ai ka përparuar nga ky këndvështrim”, u shpreh Fonseca.

Lille pas fitores të mbrëmshme zë vendin e tretë në tabelë me 46 pikë, dhe pikë të barabarta me Monacon, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Reporteri.net/.

Trajneri i Lillet: Edon Zhegrova ishte vendimtar në sulm, por mund të bëjë më mirë në mbrojtje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version