Gianni De Biasi do mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve, pasi është trajneri i parë që kualifikoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian, EURO2016.
Kombëtarja shqiptare rikthehet në Europian pas 8 vitesh, por tani me trajner Sylvinhon. Shqipëria ndodhet në grupin B të EURO2024, bashkë me Italinë, Kroacinë e Spanjën.
Ish trajneri, Gianni De Biasi thotë se takimi i parë ndaj Italisë do jetë i vështirë, por kombëtarja kuqezi nuk ka asgjë për të humbur.
“Ndeshja e parë është sigurisht e vështirë për të dyja skuadrat, besoj se Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, ndërkohë që të gjithë presin fitoren e Italisë. Kjo nuk është e dhënë”, ka deklaruar De Biasi për ‘GazetaBlic Sport’.
Në grupin B, trajneri italian e sheh favorit Spanjën.“Grupi është vërtet shumë i vështirë, unë e shoh Spanjën si favorit, Italia dhe Kroacia janë në të njëjtin nivel, edhe pse e kam parë ndeshjen e Portugalisë me Kroacinë, dhe skuadra e Modricit më ka lënë përshtypje të mirë“, vazhdoi ai.
Trajneri Gianni De Biasi: Shqipëria s’ka asgjë për të humbur në Europian, gjithmonë do jem tifoz i kombëtares kuqezi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.