Tottenham Hotspur raportohet se nuk është i gatshëm të dëgjojë ofertat prë Heung-min Son nga klubet e Arabisë Saudite gjatë verës.

Pas largimit të Harry Kane në drejtim të Bayern Munichut, jug-koreani është emëruar kapiten i ekipit dhe ka marrë më shumë përgjegjësi në sulm.

Sivjet ai ka realizuar 12 gola dhe gjashtë asistime në 22 paraqitje në Premier Ligë.

Sipas “Football Insider”, Tottenhami nuk do të dëgjojë për interesimin që kanë ekipet tjera për sulmuesin Son.

Gjithashtu është raportuar se jug-koreani veçse është në bisedime për vazhdim të kontratës dhe ngritje page te klubi londinez.

 

Tottenhami nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për Heung-min Son / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version