Tottenham Hotspur raportohet se i ka ofruar Barcelonës 60 milionë euro për mesfushorin holandez Frenkie de Jong, përcjell gazeta online Reporteri.net.
E ardhmja e 26-vjeçarit është vënë në dyshim dhe Manchester Unitedi gjatë verës së vitit 2022 kishte bërë përpjekje që ta transferonte me kërkesën e menaxherit Erik ten Hag.
Barcelona kishte pranuar një ofertë të Unitedit, por ylli holandez nuk kishte shfaqur interesim për largim nga Barcelona.
Spekulimet për të ardhmen e De Jongut kanë nisur përsëri dhe tani është raportuar se është i hapur për largim gjatë verës për shkak të sezonit të dobët të ekipit.
Tottenhami i ka ofruar De Jongut kontratë katërvjeçare dhe pagë të njëjtë si te Barcelona.
Tottenhami me ofertë për De Jongun / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.