Trajneri legjendar i xhudos, Driton Toni Kuka ka komentuar ecurinë e xhudistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike.
Pas humbjes së Akil Gjakovës, i cili mbeti pa medalje olimpike dhe kishte mundësi që të bëhej i pari në konkurrencën e meshkujve që i sjell medalje Kosovës, Kuka ka thënë se ai ka luftuar si luan.
“Luftove si luan sot Akil! Arrite gjysmëfinalen Olimpike! Meritove medaljen por fati sishte me ne sot!”, ka shkruar Toni Kuka.
“Tri fitore të mëdha,Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftes! Pesë lufta të çmendura dhe të forta. Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!”, ka shtuar ai.
Sipas Kukës, vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!
“Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën! Shkojmë më tutje”, ka shkruar Kuka.
Toni Kuka: Akil, luftove si luan, fati nuk ishte me ne sot / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.