Paul Tirney, i cili bëri një gabim në fitoren e Liverpoolit kundër Nottingham Forestit, nuk do të referojë javën e ardhshme në Premier Ligë, raporton BBC.
Mirëpo ai do të jetë gjyqtar në dhomën e VAR-it për ndeshjen e Arsenalit kundër Brentfordit të shtunën, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Tirney ndali lojën për një lëndim në kokë të mbrojtësit Ibrahima Konate kur Foresti kishte posedimin e topit në kohën shtesë.
Ai vazhdoi lojën duke ia dhënë topin portierit të Liverpoolit Caoimhin Kelleher dhe Darwin Nunez realizoi pak momente më vonë.
Me këtë gol u sigurua fitorja e Liverpoolit në minutën e 99 – një minutë e 50 sekonda pas incidentit.
Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit parasheh se ndeshja duhet të rifillojë me topin që niset nga Foresti kur ata ishin në posedim në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.
Vendimi nuk ka çuar direkt te goli, mirëpo Foresti kishte posedimin para se Nunez të realizonte golin.
Tirney nuk do të referojë një ndeshje pas gabimit në fitoren e Liverpoolit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.