Sonte nga ora 21:00, Shqipëria fillon rrugëtimin e saj në Euro 2024.
Në stadiumin “Signal Iduna Park”, kuqezinjtë sfidën e parë e luajnë kundër Italisë, shkruan Reporteri.net.
Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.
Një prej tyre është edhe tifozi më i flaktë i kombëtares, Besmir Limani është gati.
Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shihet se ka ngjyrosur shqiponjën kuq e zi në fytyrë.
Tifozi i flaktë i kombëtares shqiptare me Shqiponjën në fytyrë është gati për ndeshjen me Italinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.