Faqja zyrtare e UEFA Euro 2024 në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme ka bërë një postim me fotot e disa tifozëve.
Në këto foto qëndron edhe Besmir Limani, djaloshi me origjinë nga fshati i Tatesh i Strugës, i cili jeton në Zvicër.
Duke e parë që në këtë postim shfaqet flamuri “kuqezi”, shumë njerëz kanë komentuar dhe kanë bërë pëlqime në këtë postim, duke treguar përkrahje të madhe për Kombëtaren e Shqipërisë.
Kujtojmë që Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas një super aventure në ndeshjet para-kualifikuese. Ekipi i Sylvinhos në Gjermani do të luaj kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.
Tifozët shqiptarë e “pushtojnë” me komente faqen e UEFA-s në rrjetet sociale, paralajmërojnë spektakël në Gjermani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.