Tifozët e Liverpoolit duan shitjen e një lojtari sa më shpejtë që të jetë e mundur pas humbjes ndaj Fulhamit dhe tashmë ata kanë një preferencë se kush duhet ta zëvendësojë atë.
Tifozët kanë dhënë kritika të mëdha për Andy Robertson, i cili ishte fajtor tek goli i shënuar nga Alex Iwobi.
Reprezentuesi skocez dështoi të bënte një krosim të saktë para se të mos arrinte të mbyllte mirë hapësirat në mbrojtje.
Një tifoz shkroi në X: Është e turpshme se si Robertson nuk u zëvendësua në verë. Absolutisht e çmendur që duhet ta durojmë këtë.
Një tifoz i dytë shtoi: Robertson ka qenë me të vërtetë fajtor për shumë gola që kemi pësuar këtë sezon, të gjithë nga gabimet.
Më parë ishte raportuar se Liverpooli po monitoron hungarezin Milos Kerkez për ta përforcuar krahun e majtë dhe duket se kjo po i pëlqen edhe tifozëve, të cilët po kërkojnë transferimin e tij në verë./Telegrafi/
Tifozët e Liverpoolit duan shitjen e yllit të ekipit në verë – propozojnë lojtarin që duhet ta zëvendësojë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.