Tifozët e Real Madrid dhe Borussia Dortmund kanë shijuar ditën e tyre të madhe në Londër  para finales së Ligës së Kampionëve sonte në Wembley.

Tifozët e Dortmundit u panë në numër të madh në Londër para fillimit të ndeshjes.

Real Madridi  tashmë e ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Los Blancos përballen me ekipin gjerman në “Wembley” të Londrës sonte me fillim nga ora 21:00.

Nga minuta e parë do të jetë portieri Thibaut Courtois, teksa nuk ka ndryshume nga formacioni i kaluar në Champions.

Real Madridi do ta kërkojë trofeun e 15-të në garën më prestigjioze evropiane për klube.

 

Tifozët e Dortmundit ”pushtojnë” Londrën para finales së madhe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version