
Tifozat Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci.
Dje pas përfundimit të ndeshjes Mlladost – KF Ternoci, policia serbe u fut në fushë, duke sulmuar futbollisti Veton Zeqiri, e më pas edhe duke kontrolluar gjithçka në zhveshtoren e klubit shqiptar.
TKZ thotë se ky veprim është i turpshëm.
Njoftimi i tyre:
“Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është pertej politikës”.
Shk**jet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon.
Turpi është mbi juve!
KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë: Turpi është mbi FSHF-në / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.