Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ditë më parë tregoi për nismën e tij për të qenë nikoqir i Kampionatit Evropian për grupmoshat u-21 ku bëri të ditur se kanë aplikuar së bashku me Serbinë.

Kjo nxiti reagime të ashpra në mbarë opionin sportiv mbarëshqiptar.

Sot gjatë ditës ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë nisur kampanjën anti-evropian.

Në disa video dhe foto të publikuar në faqen zyrtare të Facebookut, kuqezinjtë kanë vendosur foto të luftës në Kosovë duke i përkujtuar Dukës se më kë është duke u munduar të bashkëpunojë.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, ka shkruar fangrupi TKZ në Facebook.

Përveç fotove ata kanë lyer me ngjyrë të kuq edhe dyert e selisë së Dukës.

Nuk ishin të vetmit ‘TKZ’ që kanë nisur kampanjën kundër Dukës, pasi ditë më parë një mbishkrim u shfaq edhe nga ‘Ballistët’ e Tetovës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit.

‘Tifozat Kuq e Zi’ i kujtojnë Armando Dukës luftën në Kosovë, pas vendimit për bashkëpunim me Serbinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version