Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në 24 mësuan kundërshtarët e tyre drejt kualifikimit në 1/8 e finales së garës më prestigjioze evropiane.

Dueli më interesant pa dyshim do të jetë ai mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, dy gjigantëve evropianë të futbollit, ku njëri do të duhet të eliminohet qysh në këtë fazë.

Në përballjet tjera takohen:

Club Brugge – Atalanta

Sporting – Borussia Dortmund

Manchester City – Real Madrid

Celtic – Bayern Munich

Juventus – PSV

Feyenoord – Milan

Brest – PSG

Monaco – Benfica

Ndeshjet e para luhen më 11 dhe 12 shkurt, kurse ato të kthimit një javë më pas.

Tërhiqet shorti për play-offin e Ligës së Kampionëve, City dhe Reali përballë njëri-tjetrit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version