Pas Europa League, është tërhequr shorti edhe për 1/8 e finales në Ligën Konferencës.

Shorti i hedhur sot në Nyon ka sjellë disa sfida tejet interesante që do të luhen në rundin e ardhshëm.

Përballja më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Ajaxit dhe Aston Villas.

Gjithsesi duele interesante do të jenë edhe ato në mes të Union SG-Fenerbahce, Maccabi Haifa-Fiorentina, Sturm Graz-Lille dhe Dinamo Zagreb-PAOK.

Çiftet e fazës së 1/8t-tës në Ligën e Konferencës:

Servette – Viktoria Plzen

Ajax – Aston Villa

Molde – Club Brugge

Union SG – Fenerbahce

Dinamo Zagreb – PAOK

Sturm Graz – Lille

Maccabi Haifa – Fiorentina

Olympiacos – Maccabi Tel-Aviv

Tërhiqet shorti i Ligës së Konferencës, sfida interesante / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version