Trajneri Sylvinho ka deklaruar se i vjen keq për rezultatin, teksa ka lavdëruar lojtarët e kombëtares për maksimumin që dhanë në fushë.
“Më vjen keq për rezultatin dhe për lojtarët sepse kanë dhënë maksimumin në fushë. Ata meritojnë notën dhjetë”, ka thënë Sylvinho.
“Ne do të mësojmë të luamë në këso turnesh, nëse flasim për Italinë mund të kishim barazuar, me Kroacinë mund të kishim fituar, por gjithsesi kemi luajtur mirë”, ka thënë ai pasi është pyetur nëse Shqipëria është ndier inferiore në grupin me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Sylvinho reagon pas eliminimit nga Evropiani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.