Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë.

Në listë është ftuar për herë të parë edhe futbollisti Etnik Brruti i cili para disa ditësh la Kosovën për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, ndërsa nuk ështëftuar Mirlind Daku edhe pse po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në Rusi, shkruan Reporteri.net.

Poashtu për herë të parë është ftuar edhe Juljan Shehu i Widzew Lodz.

Shqipëria në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, ku  ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Anglisë në Wembley më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.

Sylvinho publikon listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, ftohet Etnik Brruti lihet jashtë Daku / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version