Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka thënë se ndeshjen ndaj Kroacisë do ta mbajë në mend gjithë jetën, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në deklaratën për media ai ka thënë se është shumë i kënaqur me barazimin 2 me 2.
“Jam shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e lojtarëve dhe atë që dhanë në fushë. Ne jemi ekip me moshë të re dhe do të hyjmë në fushën e lojës dhe do të luftojmë me zemër me shpirt dhe gjithçka që kemi dhe të marrim përvojën nga një turne siç është Evropiani”, ka thënë Sylvinho.
“Kjo është ndeshje që do ta mbaj mend gjithë jetën”, ka thënë trajneri brazilian.
Trajneri i kombëtares ka komentuar edhe lojtarët si Hoxha dhe Mirlind Daku, të cilët i ka inkuadruar në pjesën e dytë.
“Të dy kanë qenë vendimtarë, ai (Hoxha) bëri mirë edhe ndaj Italisë. Mos harroni që është në grumbullim për herë të dytë me ne dhe luajti mirë. Daku është lojtar që lufton në hapësira të ngushta dhe që lufton në zonë”, ka thënë Sylvinho.
Sylvinho: Ndeshje që do ta mbaj mend gjithë jetën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.