Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho nuk e bën dramë humbjen që Shqipëria mori në shtëpi përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1.
Për brazilianin, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, teksa shihte barazimin si rezultatin më të pranueshëm për të dy ekipet.
“Është ndeshje tjetër me Ukrainën e shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbrapa, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën”, tha trajneri.
Më tej, tekniku i kombëtares kuqezi komentoi zgjedhjet e lojtarëve që hodhi në fushë dhe shtoi se Shqipëria është ende në garë për të fituar kreun e renditjes në këtë grup.
“Të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh. Objektivi është të mbetemi në garë në teto dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi të mundohem të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, të provojmë situata, lojtarë, taktika, por sidomos lojtarë”, tha ai.
Sylvinho komenton humbjen me Gjeorgjinë: Jemi në garë për të fituar grupin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.