
Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë ciklin e Nations League.
Kuqezinjtë mposhtën në udhëtim Ukrainën me rezultat 1-2.
Pas ndeshjes për media foli, trajneri Sylvinho.
“Është fitore e merituar, është fitore që erdhi pas shumë kohe, kjo ishte ajo që na duhej. Kjo fitore ishte një çelës për vazhdimësinë e fitoreve në Nations League pasi kundërshtarët e tjerë janë poashtu shumë të vështirë, ishim mirë të përgatitur taktikisht dhe e bëmë një ndeshje mjaft të fortë“, tha ai.
Sylvinho: Fitore e merituar, kemi kundërshtarë të vështirë në grup / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.