Gjyqtari i Premierligës, David Coote është suspenduar, pas një video të tij që po qarkullon në rrjetet sociale, ku dëgjohet duke fyer rëndë Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin.

Në videon që nisi të bëj bujë gjatë kësaj të hëne, Coote thotë se Klopp është një arrogant i madh, i cili madje e kishte akuzuar atë për gënjeshtra gjatë një ndeshje mes Liverpoolit dhe Burnleyt më 2020.

Për këtë ka reaguar edhe organizata e referëve në Angli, e cila ndër tjerash ka thënë: “David Coote është suspenduar me efekt të menjëhershëm, derisa në pritje janë hetimet ndaj tij. PGMOL nuk do të ketë koment shtesë rreth kësaj çështje deri në zgjidhjen e saj”.

I pyetur për mendimin e tij rreth Kloppit, në video Coote thotë: “Ai më akuzoi se unë po gënjej në ndeshjen ndaj Burnley në pandemi dhe nisi të bërtas në drejtim timin. Nuk kam interes të flasë për dikë që është aq arrogant. Ai është si një k*rvë”, ka thënë ai.

David Coote ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes së Liverpoolit gjatë fundjavës që lamë pas, në atë takim ku “Të Kuqtë” fituan 2-0 ndaj Aston Villas.

Suspendohet gjyqtari i Premierligës që e shau Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin, nisin edhe hetimet ndaj tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version