Pas dy ndeshjeve të para dje, sot do të vazhdojë xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i elitës, Ballkani garën e hap në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Një sfidë shumë interesante për faktin se përballë njëri tjetrit do të jenë trajnerët Ilir Daja në njërën anë, e në anën tjetër Ismet Munishi.

Suharekasit e mbyllën edicionin e kaluar si kampion, derisa klinasit të shtatit.

Të dielën në mbrëmje përmes reflektorëve, Prishtina takohet me Suharekën në stadiumin “Fadil Vokrri” të rinovuar.

Edhe tek kryeqytetasit pamë ndryshime të shumta si në pozitën e trajnerit, po ashtu edhe tek futbollistët.

Suhareka paraqitet për herë të parë në histori në Superligë, me disa ndryshime edhe ajo.

Po ashtu suharekasit dolën kampion në grupin e tyre të Ligës së Parë.

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje tjera / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version