Florian Marku dhe Chris Kongo, do të luftojnë me njëri-tjetrin të dielën (sot) e 31 marsit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi si dhe matjet zyrtare.

Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim. Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist, kurse njihet si një luftëtar mjaft i madh brenda ringut të boksit. Ka gjatësi më të madhe se Florian Marku dhe këtë gjë ka ditur ta shfrytëzojë mirë në meçet e kaluara kur kishte punë me boksier më të shkurtër se ai.

Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku.

Ky meç është planifikuar të zhvillohet rreth orës 21:00.

Super spektakël sot, Florian Marku përballet me Chris Kongon, paralajmëron fitore të madhe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version