Mediat e bëjnë fakt të kryer rikthimin e Vedat Muriqit në kampionatin turk. Sipas mediave Vedat Muriqi pritet të firmosë me Fenerbahçen e drejtuar nga Hoze Murinjo.
Për këtë klubi turk duhet të paguajë te Majorka, që ka shpenzuar rreth 8 milionë euro për firmën nga Lacio.
“Aksam” tregon se marrëveshja është mbyllur.
Muriqi shpërtheu pikërisht në Superligën turke.
Kujtojmë se në 112 ndeshje të Superligës turke, 30-vjeçari shënoi 37 gola dhe asistoi 14 të tjerë.
Sulmuesi kosovar kërkohet nga skuadra e Murinjos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.