Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Pas kësaj, sot ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se ky veprim përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe se Kosova është atdhe i të gjithë neve.

Ajo ka kërkuar që të trajtohet rasti dhe të ndëshkohet autori.

Postimi i saj:

Dënoj ashpër aktin e dhunës ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, i cili u sulmua fizikisht gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë. Ky veprim i papranueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës dhe rrezikon mirëqenien emocionale të të gjithë fëmijëve të pranishëm.

Dhuna, sidomos me motive racore, nuk ka vend në asnjë hapësirë që u dedikohet fëmijëve e aq më pak në një fushë sportive e cila duhet të jetë vend i lojës, zhvillimit dhe përfshirjes.

Republika e Kosovës, vendi ynë, është atdhe i të gjithë neve, pa asnjë dallim. Shtypja, racizmi dhe çfarëdo dhune tjetër nuk mund të tolerohet prandaj ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të lartë duke ndëshkuar autorin dhe me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Edhe FFK-ja ka dënuar ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri.

Sulmi ndaj Belgin Jasharit, reagon ashpër Albulena Haxhiu: Të ndëshkohet autori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version