Nën drejtimin e Oscar Hiljemark, Besfort Zeneli ka luajtur në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Elfsborg dhe ka arritur një përparim të madh në mesfushë. Ai luajti sërish si titullar në fitoren 2–0 kundër Sheriff Tiraspol (3–0 në total) në kualifikimet për Europa League të enjten në mbrëmje.

“Pavarësisht kundërshtarit, besoj në një aventurë të gjatë në Europë. Duhet të rikuperohemi. Duhet të vazhdojmë kështu. Po shfrytëzojmë më shumë cilësitë tona të mira tani. Kemi luajtur ndryshe më parë. Ky stil loje ndoshta na përshtatet pak më mirë, thotë 21-vjeçari që luajti si titullar së bashku me vëllanë e tij Arber Zeneli, 29.Duke folur për mediumin suedez, Sportbladet, ai tha se do ta zgjidhte Suedinë për ta përfaqësuar

“Suedia do të jetë gjithmonë afër meje. Sigurisht, nëse më japin mundësinë dhe më thërrasin, gjithmonë do të zgjedh Suedinë. Ata më mbështesin”, u shpreh Zeneli.Ai tha se nëse nuk ndodh asgjë me Suedinë, mund të luajë edhe për Kosovën

“Nëse federata më kontakton, do të dëshiroja me të vërtetë të luaja për Suedinë. Tani kam Kosovën dhe ndjej për ta gjithashtu. Nëse nuk ka asgjë me Suedinë, mund të vazhdoj të luaj për Kosovën. Edhe kjo më duket mirë, thotë Besfort Zeneli.I pyetur se si ndihen prindërit dhe vëllai i tij, Arbri që ka luajtur shumë ndeshje me Kosovën, ai tha se familja e mbështet

“Ata më mbështesin në atë që ndjej se është e drejtë për mua. Që duhet të zgjedh atë që ndjej të jetë e drejtë në zemër”, tha Besfort Zeneli./GazetaBlic

Suedia para Kosovës, vëllai i Arbër Zenelit i vendosur për kombëtaren që do ta përfaqësojë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version