Stërvitja e Barcelonës që ishte planifikuar të mbahej të hënën në mëngjes është shtyrë për të martën. Kjo ndodhi për shkak të stuhisë së fortë që është në qytetin e Barcelonës.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, futbollistët e Barçës vendosen që stërvitjen ta mbajnë në palestër.
Barça të martën do të rikthehet në stërvitje. Stërvitjen do ta mbajnë nga ora 19:00 në Beograd.
Të mërkurën Barcelona do të përballet me Cërvena Zvezdën nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Stuhia e madhe në Barcelonë, Barça shtyen stërvitjen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.