Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është transferuar te gjiganti grek i AEK-ut të Athinës si transferim i lirë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

29-vjeçari kishte nënshkruar me Brendfordin pas skadimit të kontratës me Lazion në vitin 2022.

Për klubin italian ishte paraqitur 164 herë, ndërkaq për klubin anglez është paraqitur vetëm gjashtë herë.

Ai ishte portier i dytë pas Flekken dhe për 50 ndeshje kishte qenë në bankë rezervë nga menaxheri Thomas Frank.

Klubi i Brendfordit e ka falënderuar portierin shqiptar dhe i ka dëshiruar sukses te klubi grek.

Strakosha është paraqitur me Shqipërinë edhe në Euro 2024. Luajti në katër ndeshjet grupore ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

 

 

Strakosha transferohet te gjiganti grek / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version