Portieri i kombëtarës së Shqipërisë, Thomas Strakosha, është befasuar në Armeni nga ‘homologu’ i tij, duke pësuar gol nga një distancë prej rreth 100 metra.
Gardiani i FC Noah, Ognjen Cancarevic, dërgoi topin nga zona e tij drejt portës kundërshtare, duke e mposhtur shqiptarin që mbron ngjyrat e AEK-ut.
Në këtë duel të UEFA Europa Conference League, ku drejtësinë e ndanë gjyqtarët nga Kosova, Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, vendasit mposhtën grekët me rezultat 3-1.
Goli që Strakosha e pësoi nga “himalajet” ishte i treti në këtë takim, ku Noah kaloi në epersi 2-1.
Goal: Ognjen Čančarević | FC Noah 2-1 AEK Athens Noah goalkeeper Ognjen Čančarević took a shot from one goal to the other and it was a goal. Incrediblepic.twitter.com/10UJoc8EbS
— PushGoals (@PushGoals) August 6, 2024
Strakosha lë nam, portieri kundërshtar i shënon gol nga 100 metra largësi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.