Mbrëmë në Kosovë ka rënë borë thuajse në gjithë vendin.
Bora ka mbuluar edhe qytetin e Drenasit, por kjo nuk e ka penguar të zhvillohet ndeshja e Superligës së Kosovës, mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, shkruan Reporteri.net.
Stadiumi ”Rexhep Rexhepi” edhe pse shihet i mbuluar me borë, dhe nuk ka kushte adekuate për lojë, gjyqtari kryesor vendosi që ndeshja të zhvillohet normalisht.
Mysafirët nga Gjilani janë në epërsi ndaj vendasve.
Stadiumi ”Rexhep Rexhepi” në Drenas i mbushur me borë, por aty po luhet ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.