Spanja ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Gjeorgjisë dhe ka siguruar kalimin në çerekfinale të Euro 2024, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë ishte Gjeorgjia e cila kaloi në epërsi pas 18 minutash lojë falë autogolit që shënoi Le Normand.

Rodri barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 39-të të ndeshjes, me të cilin rezultatin kombëtaret shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Spanja ishte dominuese dhe arriti t’i shënoi tre gola.

Mesfushori Fabian Ruiz kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 51-të pasi shënoi me kokë pas një krosimi tejet të bukur nga i riu Yamal.

Golin e tretë për spanjollët e shënoi sulmuesi Niko Williams në minutën e 75-të i cili ‘bomardoi’ portën me një supergoditje.

Kurse rezultatin final të ndeshjes 4-1 e vulosi Dani Olmo me golin që e shënoi në minutën e 83-të takimit.

Në çerekfinale Spanja do të ndeshet me Gjermaninë që do të jetë një finale para finales. /Reporteri.net/.

 

Spanja ‘shkatërron’ Gjeorgjinë, në çerekfinale takohet me Gjermaninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version