Spanja ka kthyer rezultatin ndaj Francës për katër minuta.

Në minutën e 21 realizoi Jamine Yamal ndërkaq katër minuta më vonë Olmo gjuajti teksa topin e preku edhe mbrojtësi francez, Joules Kounde, të cilit i është llogaritur autogoli.

Lamine Yamal ka realizuar një nga golat më të bukur të Evropianit, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Yamal me një gjuajtje nga distanca mposhti portierin Mike Maignan duke hyrë në histori si lojtari më i ri në moshë që realizon në ndonjë Evropian.

Ai realizoi si 16-vjeçar.

Ndërkaq, po zhvillohej minuta e tetë kur Ousmane Dembele pasoi te Kylian Mbappe, i cili me një harkim gjeti sulmuesin Randal Kolo Muani që realizoi golin që theu akullin për Francën.

Ky është goli i parë i Francës nga loja e hapur pas më shumë se 500 minutave.

Spanja shemb Francën për katër minuta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version