
Spanja ka pasur tri raste të mira për të kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë, por i sigurt u tregua portieri Manuel Neuer me pritjet e tij.
Fillimisht ishte Pedri që në minutën e katër rrezikoi me një goditje nga më shumë se 11 metra, teksa Daniel Olmo dhe mbrojtësi Aimeric Laporte rrezikuan me goditje nga distanca, të cilat i priti portieri veteran.
Ndërkaq, Gjermania dominoi në posedimin e topit, teksa provonte me anë të harkimeve që të rrezikonte. Rast me kokë pati Kai Havertz, i cili gjuajti plogësht në drejtim të portierit spanjoll.
Në minutën e 7 Spanja mbeti pa një prej mesfushorëve më të mirë, Pedrin, i cili u lëndua gjatë një dueli me mesfushorin Toni Kroos.
21-vjeçari u zëvendësua nga Olmo.
Spanja rrezikon nga distanca në pjesën e parë, Gjermania e sigurt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.