Spanja është shpallur kampion i Evropës pasi ka mposhtur në finale Anglinë me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net.
Spanjollët golin që ia siguroi titullin e shënuan në minutën e 86-të të takimit përmes Oyarzabal.
Anglia pati goditje të njëpasnjëshme në fund, por që mbrojta e Furisë e Kuqe nuk u thye dhe ia doli të fitojë Kampionatin Evropian.
Ishte Nico Williams i cili kishte kaluar në epërsi 1:0 Spanjën në minutën e 47-të.
Kurse sulmuesi Cole Palmer barazoi në minutën e 73-të ktheu shpresat për Anglinë, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë anglezët.
Spanja ka fituar titullin e Evropës për herë të katërt, që është rekord.
Anglia shkon në shpi pa trofe, kurse në Madrid do të ketë festë të madhe sonte. /Reporteri.net/.
Spanja kampione e Europës, për anglezët titulli mbetet ëndërr e parealizuar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.