Spanja ka thyer mbrojtjen italiane në minutën e 55 dhe këtë e ka bërë me autogolin e mbrojtësit italian Calafiori.

Një harkim nga Williams që u prek nga Morata dhe portieri Donnarumma ka hutuar mbrojtësin që me këmbë shtyu topin në portën e tij.

Ky gol ka ardhur pas disa tentimeve të Spanjës në pjesën e parë.

“Furia e kuqe” e dominoi plotësisht pjesën e parë dhe pati katër raste të mira shënimi, të cilat i priti portieri italian.

Spanja kalon në epërsi me autogolin e Calafiorit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version