Spanja ka mposhtur Italinë me rezultat minimal për të kaluar në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.

“Stuhia e kuqe” mbylli ndeshjen me rezultat 1 me 0, mirëpo ka mundur që rezultati të ishte edhe më i thellë, por në formë të mirë ishte portieri Gigi Donnarumma, që ka bërë disa pritje.

Spanja epërsinë dhe goli ne fitores e siguroi pas autogolit të mbrojtësit Calafiori.

Një harkim nga Williams që u prek nga Morata dhe portieri Donnarumma ka hutuar mbrojtësin që me këmbë shtyu topin në portën e tij.

Spanjollët me këtë fitore tubojnë 6 pikë në pozitën e parë dhe në ndeshjen e fundit e presin Shqipërinë.

Italia ka tre pikë në pozitën e dytë dhe ndeshjen e fundit të grupit do ta zhvillojë me Kroacinë.

Spanja kalon në 1/8 e finales së Evropianit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version