Aksionari i ri i Manchester Unitedit, Sir Jim Ratcliffe raportohet se e ka në cak Gareth Southgaten për zëvendësimin e Erik ten Hagut gjatë verës.

Pozita e holandezit ende është duke u lëkundur ani pse realizoi fitoren 4 me 3 ndaj Liverpoolit në kupën FA.

Mirëpo Daily Star ka raportuar se Ratcliffe dëshiron ta shkarkojë ten Hagun gjatë verës.

Ratcliffe është përkrahës i madh i Southgate, por mbetet të vendoset nëse dëshiron t’ia shkëpusë kontratën holandezi, veprim për të cilin duhet t’i paguajë 10 milionë funte kompensim.

Southgate mund të jetë zëvendësues i Ten Hagut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version