Sot, më 21 shkurt 2025, është një ditë e veçantë për të gjithë adhuruesit e futbollit, pasi do të hidhet shorti për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Ky është një moment kyç që do të përcaktojë ndeshjet që do të zhvillohen në dy fazat e ardhshme të kompeticionit më prestigjioz të futbollit klubor në Evropë.

Përballjet që do të krijohen do të sjellin emocionet e duhur, pasi skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve tashmë janë përgatitur për një sfidë të madhe në rrugën drejt çmimit më të lakmuar të klubit.

Pas një faze të ligës të ngjeshur dhe të mbushur me surpriza dhe një play-offi interesant, sot do të mësojmë se cilat do të jenë dy ekipet që do të përballen mes tyre për të siguruar një vend në çerekfinale.

Tërheqja e shortit në Ligën e Kampionëve nis nga ora 12:00.

Sot shorti i 1/8 së Ligës së Kampionëve, priten përballje interesante / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version