Xhiroja e parafundit e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një përballje tejet të fortë dhe përcaktuese për titullin kampion, ndeshje e cila luhet sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, shkruan Reporteri.net.
Nëse ekupi nga Suhareka fiton ndeshjen, do ta siguronte edhe matematikisht për të tretën herë radhazi titullin e kampionit.
Llapi që ndodhet katër pikë pas, synon të mposht Ballkanin dhe të shpresojë në ndeshjen e fundit kampionale të shpallet kampion.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka premtuar se stadiumi do të jetë plot.
Ai deklaroi para një jave që synon që ta mposhtë Ballkanin me 5 gola diferencë.
Sot ndeshja vendimtare për titull, Llapi – Ballkani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.