Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë sonte në orën 21:00 takimin e parë të Kampionatin Europian 2024, ku do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Pasi mbaroi seanca e fundit stërvitore e ekipit, lojtarët janë përballur me një surprizë të organizuar nga federata.

Familjarët e futbollistëve por edhe të stafit teknik u janë bashkuar atyre duka ndarë disa çaste të bukura bashkë.

Një motivim i nevojshëm ky përballë një sfide delikate me “axurrët”, ku lumturia duket qartë në fytyrat e kuqezinjve tonë.

Sot ndeshja ndaj Italisë, futbollistët e Kombëtares shqiptare takojnë familjarët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version