Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje tjera mjaft interesante.

Në “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Feronikelit 74, shkruan Gazeta Express.

Ekipi nga Drenasi xhiron e kaluar e shënoi fitoren e parë sezonale, por është shumë larg zonës së shpëtimit.

Kurse, Malisheva është në vendin e dyt ë me 28 pikë, nëntë më pak se Drita që tashmë ka luajtur dje.

Në duelin tjetër, Ballkani udhëton për t’u ndeshur me Ferizajn.

Kampioni në fuqi aktualisht është i treti me 26 pikë, kurse Ferizaj është në vendin e parafundit me 16 pikë të grumbulluara.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 13:00.

Sot dy ndeshje mjaft interesante në Superligë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version