Kombëtarja e Kosovës në futboll sot me fillim nga ora 15:00, do të përballen me Lituaninë në Kaunas, me takimin që luhet në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën.
Kosova fitonte herën e parë 4-0, me ndeshjen që i takonte miqësoreve.
Për momentin në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova zë pozitën e dytë në grupin C2 me tri pikë, kurse Lituania është e fundit me 0 pikë. /Reporteri.net/.
Sot dita e Kosovës, luan kundër Lituanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.